Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, tha se debati për 25-vjetorin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit nuk duhet ta kthejë vendin te konfliktet e së kaluarës, por të shërbejë si mundësi për të diskutuar se çfarë shteti dëshirohet të ndërtohet në të ardhmen.“Unë mendoj se kjo debatë në të cilën po marrim pjesë sot nuk do të na kthejë në vitin 2001, por duhet të na japë përgjigje se çfarë shteti dëshirojmë të ndërtojmë në vitin 2051”, deklaroi Mucunski në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.Ai theksoi nevojën që nga e kaluara të nxirren mësime, ndërsa fokusi të vendoset te zhvillimi i ardhshëm i shtetit.“T’i mësojmë këto leksione nga e kaluara dhe më shumë të jemi të fokusuar në zhvillimin e ardhshëm të shtetit”, tha Mucunski.Sipas tij, Maqedonia e Veriut është një shtet më i pjekur dhe ka kapacitet për të kapërcyer ndarjet etnike dhe për të ndërtuar një shoqëri qytetare, të orientuar drejt sfidave të shekullit XXI.“Mendoj se ne si shtet jemi pjekur dhe kemi kapacitet që t’i tejkalojmë linjat etnike dhe të ndërtojmë një shoqëri të vërtetë qytetare, e cila është e orientuar t’u përgjigjet sfidave të shekullit XXI dhe kohës në të cilën po jetojmë”, u shpreh ministri i Punëve të Jashtme.
Trending











