Sukseset e shqiptarit Muhamed Alimi në Gjermani vazhdojnë edhe më tej, ai sot ka nënshkruar kontratë si pronar i Para House me Imobilien City 24, një hap i madh dhe arritje kjo që do u hap rrugën përpara në realizimin e qëllimeve të përbashkëta për një të ardhme më të qëndrueshme dhe të zhvilluar.
Muhamedi është edhe koordinator i Unionit të afaristëve Vizioni PMB për Bujanoc, gjithashtu edhe mjek dhe mbi gjitha njeri shembullor, modest dhe profesionist që na bën krenar gjithmonë me arritjet e tij.
Rreth marrëveshjes së nënshkruar përmes një statusti në facebook kompania Para House shkruan:
“Jemi të lumtur të njoftojmë për arritjen e një marrëveshje të rëndësishme për prodhimin, shitjen dhe montimin e projekteve modulare, e cila u nënshkrua mes dy kompanive , Para House dhe Immobilien City 24, në një takim të mbajtur në Neumunster, Gjermani.
Pronari i Para House, z. Muhamed Alimi, dhe pronari i Immobilien City 24, z. Carsten Hegenberg, kanë bashkëpunuar për të sjellë zgjidhje inovative dhe të qëndrueshme në fushën e ndërtimeve modulare, të cilat do të ofrojnë mundësi të shkëlqyera për tregun ndërkombëtar.
Immobilien City 24 është një kompani me fokus në zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve të pasurive të paluajtshme, dhe me një pasion të madh për zgjidhjet e reja dhe inovative që përmirësojnë jetesën dhe zhvillimin urban.
Ky bashkëpunim do të përfshijë prodhimin dhe implementimin e projekteve modulare për një gamë të gjerë nevojash, duke përfshirë strehim, hotele, zyrat dhe shumë më tepër. Kjo marrëveshje është një hap i madh përpara në realizimin e qëllimeve të përbashkëta për një të ardhme më të qëndrueshme dhe të zhvilluar.
Na ndiqni për më shumë informacione dhe zhvillime mbi këtë bashkëpunim të jashtëzakonshëm” – thuhet në statustin e Para House. /tetova1/


