Me kënaqësi ju njoftoj se Arton Ajdini është emëruar ushtrues detyre drejtor i NP „AKCIOS“ – Shkup.
Ky angazhim përfaqëson një përgjegjësi të rëndësishme në drejtimin dhe avancimin e proceseve të ndërmarrjes, me synim përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e efikasitetit në funksion të interesit publik. Besojmë se me përkushtim, profesionalizëm dhe bashkëpunim të mirë me institucionet dhe qytetarët, do të arrihen rezultate konkrete dhe pozitive.
I urojmë suksese në këtë detyrë, punë të mbarë dhe realizim të objektivave të përcaktuara” – ka njoftuar kreu i komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi.










