Trendy

Murtezani i përgjigjet me fakte BDI-së: Gjuha shqipe po përdoret dhe po implementohet në Qeveri!

Para 1 orë

Zëvendëssekretari i Qeverisë nga radhët e VLEN-it, Hasim Murtezani, ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet qeveritare.

Në një reagim publik, Murtezani i cilësoi pretendimet e BDI-së si “propagandë masive” ndaj punës së VLEN-it në Qeveri, veçanërisht sa i përket zbatimit të gjuhës shqipe në dokumentacionin zyrtar, transmeton Zyrtare.net

“Pasi BDI-ja është lëshuar në propagandë masive ndaj punës së VLEN-it në Qeveri, sidomos ndaj përdorimit të gjuhës shqipe, po na bëhet obligim dhe detyrim t’i kundërpërgjigjemi me fakte propagandës së BDI-së se gjuha shqipe po përdoret dhe po implementohet në Qeveri”, ka shkruar Murtezani në reagimin e tij.

Trending