Trendy

Murtezani: Reformat janë angazhim i përhershëm bazuar në prova, transparencë dhe besim publik

Para 6 muaj

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot kishte fjalën e tij në ngjarjen promovuese online për projektin “Ndjekja e reformave dhe rritjes në Ballkanin Perëndimor”, nën organizimin e Institutit të Politikave Evropiane, që është platformë për shkëmbimin rajonal të përvojave dhe praktikave të mira në ndjekjen dhe vlerësimin e reformave, me pjesëmarrje të përfaqësuesve nga institucionet, shoqërisë civile dhe partnerët ndërkombëtarë.

Në fjalën e tij, Ministri Murtezani theksoi rëndësinë e mekanizmave të strukturuar dhe transparentë për ndjekjen e reformave si mjete kyçe për menaxhimin efektiv me proceset reformuese dhe përforcimin e besimit publik.

Ai theksoi se Agjenda e reformave 2024–2027 është platformë transformimi e drejtuar në nivel nacional që e instalon agjendën evropiane në politikat institucionale, bazuar në pesë shtylla strategjike: sundimi i së drejtës, tranzicioni i gjelbër, transformimi digjital, kapitali njerëzor dhe qeverisja e mirë. Ministri nënvizoi se reformat duhet të jenë të orientuara drejt rezultateve, me ndjekje të vazhdueshme dhe të hapura për korrigjime, që të reflektojnë dinamikën dhe pritjet reale të qytetarëve dhe partnerëve.

Trending