Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani ka njoftuar se ka realizuar takim me Gabi Hagmiler nga Drejtoria e përgjithshme për politikë rajonale dhe urbane.
“Fokusi ishte në bashkëpunimin dhe mbështetjen përmes programeve për bashkëpunim territorial, si dhe përforcimi i kapaciteteve për menaxhimin më të mirë të tyre. Maqedonia e Veriut në qershor merr kryesimin me strategjinë makro-rajonale EUSAIR – një tjetër hap i rëndësishëm drejt përfshirjes më të madhe dhe integrimit rajonal. Takimi i sotëm ishte mundësi për të parë më detajisht përgatitjet dhe qëllimet që na presin”, ka deklaruar ministri Murtezani.