Përfaqësuesi dhe anëtari i Komisionit Kadrovik në VLEN, Bashkim Murtezi, në intervistë për televizionin Festa, tha se shumë shpejt do të fillojë punësimi masiv i shqiptarëve në institucioneve të vendit, sepse do të marrim hisen që na takon.
“Do të ketë mbi 2.500 shqiptarë që do të punësohen me një dinamikë shumë më të shpejt. Madje, 2.593 punësime, prandaj edhe kur kryetari Zekerija Ibrahimi kur ka folur për shifra ka pasur bazë të fortë sepse kemi bërë analizë të detajuar të nevojave për punësime të reja, dhe kemi përpjestuar hisen tonë që na takon dhe sigurisht që ka dalë ajo shifër. Në të kundërtën nuk do të futeshim në spekulime, por ne do të arrijmë që këto punësime të realizohen sa më parë”, tha Bashkim Murtezi.










