Trendy

Musa: Me Jakup Huseinin hapim një kapitull të ri për Bërvenicën

Para 1 orë
Në Çellopek të Epërm ka nisur zyrtarisht rrugëtimi i VLEN-it drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në Komunën e Bërvenicës.
Në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe nënkryetarja e VLEN-it, Mimoza Musa, së bashku me bashkëkryetarin e VLEN-it, Izet Mexhiti, deputetin Adnan Azizi dhe funksionarë të tjerë të partisë.
Para banorëve të Çellopekut të Epërm, Musa theksoi se VLEN-i po hyn në këtë garë me një vizion të qartë për një komunë më të zhvilluar, më funksionale dhe më afër qytetarëve.
Ajo u shpreh se kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, së bashku me ekipin e tij, do të angazhohet për një qasje të re në drejtimin e komunës.
“Me banorët e Bërvenicës, me punë, përgjegjësi dhe përkushtim, hapim një kapitull të ri”, theksoi Musa.

Trending