Edhe përkundër spërkatjes kundër mushkonjave, qytetarët thonë se situata është alarmante. Sipas tyre edhe përkundër faktit që autoritetet këmbëngulin se po kryejnë dezinsektim mushkonjat janë të pranishme kudo.
“Për momentin situata duket se është përkeqësuar. Kemi problem serioz me mushkonjat, vazhdimisht po kruhemi, na pickojnë nëpër trup, sidomos fëmijët. Të gjithë po përpiqen të mbrohen siç munden, madje po vendosin edhe preparate kundër mushkonjave. Situata nuk duhet të neglizhohet”. – Qytetar.
“Në shtëpi këmi sa të duash mushkonja por skemi çfarë të bëjmë, sërish i pastrojmë dhe i largojmë, ose me sprej ose me diçka.” – Qytetar.
Qytetarët thonë se mushkonjat vijnë nga mbeturinat dhe pemët e rrëzuara e të pa pastruara nga stuhia e disa javëve më parë.











