Trendy

Mustaf Tahiri zgjidhet kryetar i nëndegës së BDI në Pallaticë

Para 54 minuta

Në Pallaticë po vazhdon fuqishëm procesi i organizimit të strukturave lokale, duke reflektuar një mobilizim në rritje dhe përkrahje të dukshme nga qytetarët.

Në një takim të mbajtur së fundmi, me pjesëmarrje të gjerë, për kryetar të nëndegës u zgjodh Mustaf Tahiri – një mjek i njohur në komunitet, i cili prej vitesh është pranë qytetarëve me përkushtim, profesionalizëm dhe korrektësi. Zgjedhja e tij u mirëprit nga të pranishmit, duke u konsideruar si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të organizimit lokal.

Takimi u nderua edhe me pjesëmarrjen e Nënkryetarit të Bashkimi Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti, i cili shprehu mbështetje për procesin e riorganizimit dhe për strukturat e reja që po ndërtohen në terren. Po ashtu, i pranishëm ishte edhe anëtari i Kryesisë Qendrore, Faton Aliti, duke dëshmuar rëndësinë që i jepet këtij organizimi, njofton kryetari i degës Emir Sulejmani.

Ky zhvillim shihet si një sinjal i qartë i konsolidimit të strukturave dhe i rritjes së angazhimit qytetar, ndërsa mesazhi i takimit ishte i qartë: organizim, unitet dhe vazhdimësi në rrugën përpara.

Trending