Trendy
Screenshot

Mustafa Dauti vizitoi Pikën Kufitare Dojran: Takimet në terren janë kyçe për të kuptuar sfidat reale

Para 2 javë

Pika Kufitare Dojran, si një nga nyjet kryesore lidhëse mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, u vizitua sot nga Mustafa Dauti, i cili u njoh nga afër me procedurat e kontrollit doganor dhe organizimin e punës, përcjell tetova1

Dauti u shpreh se takimet e drejtpërdrejta me stafin janë thelbësore për të kuptuar nevojat reale të terrenit:

“Për mua, takimet dhe bisedat e drejtpërdrejta me stafin në terren janë të rëndësishme për të kuptuar më mirë nevojat dhe sfidat e tyre. Do të vazhdojmë të punojmë për forcimin e kapaciteteve, përmirësimin e kushteve të punës dhe ofrimin e shërbimeve sa më efikase për qytetarët dhe bizneset.”

Gjatë vizitës u nënvizua gjithashtu nevoja për të ruajtur ekuilibrin mes parandalimit të veprimtarive të paligjshme dhe lehtësimit të qarkullimit të rregullt të udhëtarëve e mallrave./tetova1.mk

Trending