Trendy

Mustafa Dauti Zv. Drejtori Doganave zhvilloi sot vizitë zyrtare në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Para 1 orë

Mustafa Dauti Zv. Drejtori Doganave zhvilloi sot vizitë zyrtare në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit – një nga pikat më të rëndësishme që lidh vendin me botën.

Ai pa nga afër ritmin e pandalshëm të punës dhe përkushtimit të kolegëve që mbajnë në funksion një hallkë kaq të rëndësishme për sigurinë dhe qarkullimin e udhëtarëve dhe mallrave në vend. Çdo procedurë, çdo kontroll dhe çdo vendim i tyre ka peshë reale në përditshmërinë e qytetarëve dhe në imazhin e shtetit.

Dauti gjatë vizitës e vendosi në fokus avancimin e proceseve dhe teknologjisë, ndaj mbështetja, modernizimi dhe zhvillimi i vazhdueshëm mbeten prioritet, për të ndërtuar një shërbim doganor më efikas, më të sigurt dhe më të besueshëm për të gjithë.

 

Trending