Trendy

Myftinia e BFI – Kërçovë shprehin ngushllime për Eriona Ramadani dhe Albina Abazi

Para 7 muaj

Të Allahut jemi dhe tek Ai është kthimi ynë!

Me dhimbje të thellë dhe zemra të thyera pranuam lajmin e hidhur për ndarjen nga kjo botë e përkohshme në mënyrë tragjike e dy vajzave të reja; Eriona Ramadani dhe Albina Abazi.

Nuk ka dyshim se përveç familjeve të tyre, bashkëndjejmë dhimbjen e gjithë Kërçova me rrethinë.

Familjarëve do t’ju mungojnë bijat e mbesat e tyre, bangat e shkollës do të mbeten të zbrazëta dhe me kujtimet e shoqërisë së tyre, me shpresën dhe lutjen e madhe që Allahu i Madhërishëm t’i bashkojë në Xhennetet e larta.

Trending