Trendy

Myftinia e Tetovës shpërndan mbi 1,000 dhurata për fëmijët në prag të festës së Bajramit!

Para 2 orë
​TETOVË, Mars 2026 – Sektori Humanitar pranë Myftinisë së Tetovës, në prag të festës së madhe të Bajramit, ka realizuar me sukses projektin tradicional “Pako me dhurata – Urime Bajrami 2026”.
​Ky aktivitet, i cili tashmë është kthyer në një traditë të bukur solidariteti, synon të sjellë gëzim dhe atmosferë festive te nxënësit e shkollave fillore dhe fëmijët në zona të ndryshme të rajonit të Tetovës. Përmes këtyre dhuratave simbolike, Myftinia synon të forcojë ndjenjën e kujdesit social dhe t’u urojë festën më të vegjëlve në mënyrën më të ngrohtë.
​Gjatë realizimit të këtij projekti, janë vizituar institucione edukative në gjashtë komuna, duke përfshirë një numër të madh përfituesish:
​Komuna e Tetovës: Gjithsej 489 fëmijë në shkollat “Migjeni”, “Liria”, “Naim Frashëri” dhe “Rexhep Voka” (Shipkovicë).
​Komuna e Zhelinës: 152 fëmijë në fshatrat Pallaticë dhe Zhelinë.
​Komuna e Bogovinës: 111 fëmijë në shkollën “Sabedin Bajrami” në Kamjan.
​Komuna e Bërvenicës: 99 fëmijë në fshatrat Çellopek dhe Meletinë.
​Komuna e Tearcës: 97 fëmijë në fshatrat Dobrosht, Nerashtë dhe Sllatinë.
​Komuna e Jegunovcës: 67 fëmijë në Jazhincë dhe Orashë.
​Bilanci i solidaritetit
​Në përfundim të këtij aksioni humanitar, numri total i fëmijëve që pranuan pakot festive arriti në 1,016 përfitues.
​Ky projekt nuk është thjesht shpërndarje dhuratash, por një mesazh dashurie dhe vëmendjeje për gjeneratat e reja, duke u siguruar që çdo fëmijë të ndjejë ngrohtësinë e festës së Bajramit.
​Realizimi i suksesshëm i këtij aktiviteti dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të Myftinisë së Tetovës në krye me Myftiun Dr. Selver ef. Xhemaili, si dhe bartësi i këtij projekti referenti për humanizëm, Nuhi ef. Ganija, për të qenë pranë qytetarëve, e veçanërisht pranë fëmijëve, duke kultivuar vlerat e larta të solidaritetit dhe humanizmit.
Falemnderojmë donatorët tanë bujarë që kontribuan në realizimin e këtij projekti fisnik:
▪️ Kompania KIPPER për 1050 lëngje, solenka, pop kekë dhe çipsa
▪️ Kompania EVROPA SHARRI për 19 artikuj me nga 1050 copë
▪️ Kompania SHULLAN për 1050 smoki
Allahu ua shtoftë bereqetin 🌹🌙

Trending