Trendy

Nafta na kushton 4 herë më shumë neve sesa zviceranëve

Para 1 orë

Ndryshimi i fundit i çmimeve të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut, ku EURODIZELI arrin në 101 denarë për litër (rreth 1,64 €/L), e ndryshon dukshëm bilancin e përballueshmërisë për qytetarët, raporton TV Shenja.

Edhe pse çmimi për litër në vend duket më i ulët krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, analiza e fuqisë blerëse tregon një realitet tjetër: pesha reale e karburantit në buxhetin familjar është ndër më të lartat në Evropë.

Me çmimin e ri prej 1,64 €/L dhe pagën mesatare neto prej 772 €, mbushtja e një rezervuari standard prej 60 litrash në Maqedoninë e Veriut kushton 98,40 €, që përkthehet në 12,74% të pagës mestare mujore neto.

Krahasimi me Rajonin (Përqindja e pagës për 60 Litra Dizel):

  • Sllovenia: 6,31% (108,66 € / Paga 1.723 €)
  • Kroacia: 6,91% (107,40 € / Paga 1.555 €)
  • Mali i Zi: 10,82% (112,20 € / Paga 1.037 €)
  • Serbia: 11,46% (118,80 € / Paga 1.037 €)
  • Maqedonia e Veriut: 12,74% (98,40 € / Paga 772 €)
  • Bosnje-Hercegovina: 12,14% (105,60 € / Paga 870 €)
  • Kosova: 14,90% (94,74 € / Paga 636 €)
  • Shqipëria: 19,75% (139,80 € / Paga 708 €)

Për një qytetar të Maqedonisë së Veriut, mbushja e rezervuarit peshon dy herë më shumë sesa për një qytetar të Sllovenisë dhe mbi katër herë më shumë se për një qytetar në Austri apo Zvicër.

Një qytetari të Lihtenshtajn një rezervuar nafte I kushton 2,05 % e pagës mujore, zvicerianit  2, 50 %, luksemburgasit 2,75 %, islandezit 3,05 %, austriakut 3,16 %, danezit 3, 26 %, suedezit  dhe irlandezit nga 3,44 %, britanikut 3,66 % dhe  norvegjezit 3, 84 %.

Top 10 Vendet e Evropës ku Nafta është më e Përballueshme:

ShtetiÇmimi (€/L)Paga Neto60 Litra (€)% e Pagës
Lihtenshtajn2,39 €~7.000 €143,40 €2,05%
Zvicër2,40 €5.769 €144,00 €2,50%
Luksemburg1,87 €4.086 €112,20 €2,75%
Islandë1,97 €3.871 €118,20 €3,05%
Austri1,99 €3.778 €119,40 €3,16%
Danimarkë2,54 €4.670 €152,40 €3,26%
Suedi1,81 €3.174 €108,60 €3,42%
Irlandë1,91 €3.349 €114,60 €3,42%
Britani e Madhe2,13 €3.495 €127,80 €3,66%
Norvegji2,45 €3.828 €147,00 €3,84%

Trending