Trendy

Natë tmerri në Ukrainë – Mbi 300 sulme ruse brenda natës

Para 9 muaj

Një natë tmerri për qytetet e Ukrainës. Presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi se forcat ruse kanë ndërmarrë mbi 300 sulme me dronë dhe më shumë se 30 sulme raketore në rajonet Odessa, Dnipropetrovsk, Donetsk, Kherson, Zaporizhia dhe Sumy.

Sulmet shkaktuan dëme të mëdha në infrastrukturë, ndërtesa banimi dhe lanë mijëra familje pa energji elektrike.

Në Odessa, një person ka humbur jetën ndërsa gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Zelensky theksoi se Ukraina nuk do të dorëzohet përballë agresionit të pamëshirshëm rus, ndërsa tensionet në frontin lindor vazhdojnë të përshkallëzohen.

Ndërkohë, autoritetet lokale dhe ekipet e emergjencës vazhdojnë përpjekjet për të rikthyer energjinë dhe për të ndihmuar banorët në zonat e goditura.

Trending