Trendy

Nazif Muslija gjendet i gjallë e rëndë i plagosur pas vrasjes së bashkëshortes

Para 2 muaj

Nazif Muslija, bashkëshorti i Sadjide Muslija dhe i shpallur i zhdukur që nga momenti kur u gjet trupi i pajetë i gruas së tij, është lokalizuar sot pasdite nga forcat e karabinierisë në një zonë të thepisur të territorit të Matelica-s.

Ai është gjetur i shtrirë përdhe, rëndë i plagosur por ende gjallë. Ekipet mjekësore të urgjencës 118 ndërhynë menjëherë, e stabilizuan dhe pritet që së shpejti të transferohet në spital.

Jo larg vendit ku u gjet, policia identifikoi edhe automjetin e tij, një Smart e bardhë, që dyshohet se u përdor për arratisje. Më herët gjatë ditës ishte gjetur edhe arma e krimit: një tub hekuri ndërtimi, i cili u gjet pranë një muri të jashtëm të banesës.

Trending