Trendy

Nazim Taipi: Bashkë për zhvillimin e turizmit malor në Tearcë

Para 1 muaj

Kandidati për kryetar të Komunës së Tearcës nga radhët e AKI-së, Nazim Taipi, ka realizuar sot një aktivitet të veçantë në natyrë së bashku me shoqatën bjeshkatare nga Përshefca.

“Sot, #BASHKË me shoqatën bjeshkatare nga Përshefca, shijuam një ditë të veçantë në natyrë. Folëm për idetë që Komuna e Tearcës të kthehet në një qendër të turizmit malor, për rëndësinë e mbrojtjes së natyrës dhe pasurive tona, si dhe për zhvillimin e aktiviteteve që i japin jetë komunitetit dhe të rinjve tanë,” theksoi Taipi.

Ai shtoi se mbrëmja u mbyll me një darkë të ngrohtë së bashku me shoqatat bjeshkatare nga fshatra të ndryshme, në prani të Kryetarit të Komunës, z. Nuhi Neziri, dhe bartësit të listës, z. Zemri Idrizi.

Trending