Kandidati për kryetar të Komunës së Tearcës, Nazim Taipi, së bashku me ekipin e tij, realizoi sot një vizitë në bizneset, ndërmarrjet dhe prodhuesit lokal në komunë, ku u njoh nga afër me punën, sfidat dhe potencialin e tyre zhvillimor.
Gjatë takimeve, Taipi theksoi rëndësinë e mbështetjes së sektorit privat dhe ndërmarrjeve prodhuese, si motor kryesor i ekonomisë lokale.
Ai paralajmëroi se përmes Zyrës për Zhvillim Ekonomik do të ndërmerren masa konkrete për fuqizimin e bizneseve vendore, nxitjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
“Përmes Zyrës për Zhvillim Ekonomik do të fuqizojmë bizneset vendore, ndërmarrjet dhe prodhuesit lokal, duke krijuar kushte për zhvillim ekonomik dhe punësim dinjitoz,” theksoi Taipi.
Në përfundim, ai u shpreh se zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik është prioritet i programit të tij për Tearcën.










