Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë profesori i njohur nga Tetova, Mahi Halili, i cili para shtatë ditësh u aksidentua në fshatin Poroj.
Më 26 shtator, në rrugën magjistrale Tetovë – Jazhincë, një veturë e goditi atë teksa po kalonte rrugën, duke i shkaktuar lëndime të rënda.
Që nga ajo ditë, ai ishte nën kujdes mjekësor, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
Profesor Halili do të kujtohet nga kolegët, nxënësit dhe miqtë e tij si një intelektual dhe kontribuues i madh në arsim dhe shoqëri. Përndryshe është vëllau i Nevzat Halilit.










