Trendy

Ndalesë totale për lëvizje në pyje deri më 31 gusht – gjoba deri në 2000 euro për shkelësit

Para 9 muaj

Nga sot hyn në fuqi ndalesa e plotë për lëvizje në të gjitha pyjet e vendit, e cila do të zgjasë deri më 31 gusht. Vendimi është marrë për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret në hapësirat e hapura, që paraqesin kërcënim serioz për sigurinë mjedisore dhe jetën e qytetarëve.

Sipas njoftimit zyrtar, hyrja në pyje do të lejohet vetëm me leje të posaçme me shkrim, të lëshuar nga degët e Ndërmarrjes Publike “Pyjet Nacionale” – Shkup, për zonat që i menaxhojnë ato.

Autoritetet paralajmërojnë masa të rrepta për mosrespektimin e ndalesës: qytetarët që kapen duke lëvizur pa leje në hapësira pyjore do të përballen me gjoba të larta që variojnë nga 1500 deri në 2000 euro në kundërvlerë në denarë.

Institucionet apelojnë për kujdes dhe përgjegjësi nga ana e qytetarëve, duke theksuar se parandalimi është mënyra më efikase për të shmangur katastrofa natyrore gjatë sezonit të verës.

Trending