Më 23 dhjetor 2025, policia në Tetovë dhe Gostivar privoi nga liria dy persona nga Tetova. Sipas Policisë, në dy raste të ndryshme, ata kanë shitur mjete piroteknike pa dokumentacion përkatës.
“Më 23.12.2025 në orën 14:20, në rrugën “Ilindeni” në Tetovë, punonjës policie nga SPB-Tetovë e privuan nga liria A.Z. (52) nga Tetova. Gjatë kontrollit të kryer në objektin e tij të shitjes, u gjetën dhe u sekuestruan mjete të ndryshme piroteknike, për të cilat nuk posedonte asnjë dokument.
Gjithashtu, në orën 16:30, punonjës policie nga DPB-Gostivar, në Pazarit e Qytetit në Gostivar, e privuan nga liria J.M. (64) nga Tetova, sepse u kap duke kryer shitje të sendeve të mprehta. Gjatë kontrollit të automjetit të tij të ngarkuar, markë „Ford“ me targa të Tetovës, u gjetën dhe u sekuestruan 2053 copë mjete të ndryshme piroteknike, thika të ndryshme dhe grushta metalikë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse sipas nenit 395 dhe nenit 396 të Kodit Penal”, thonë nga MPB.










