Trendy

Ndalohet qarkullimi i kamionëve në disa akse rrugore, ndalim edhe në rrugën Tetovë – Kodër e Diellit

Para 1 muaj

Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në kolovozë të lagësht, ndërsa në zonat më të larta dhe në pjesët perëndimore të vendit ka mbetje të vogla bore të shkrirë në rrugë, njofton Auto Moto Lidhja e Maqedonisë (AMSM), përcjell tetova1

Reshje bore me intensitet të ndryshueshëm janë regjistruar në Kodrën e Diellit, në Mavrovë dhe në kalimin malor Strazhë. Në kalimin malor Bukovë reshjet janë në formë shiu dhe bore.

Për shkak të reshjeve të borës është vendosur ndalim qarkullimi për automjetet e rënda mallrash në aksin rrugor Gostivar – Kërçovë përmes kalimit malor Strazhë, si dhe në degëzimin Mavrovë – Dibër.

Në aksin Tetovë – Kodër e Diellit është vendosur ndalim për qarkullimin e autobusëve, ndërsa për të gjitha llojet e tjera të automjeteve është i detyrueshëm përdorimi i pajisjeve dimërore./tetova1.mk

Trending