Trendy

Ndëron jetë studenti turk nga gjuajtja me armë në Shtip, autoritetet thonë se është arrestuar i dyshuari

Para 10 muaj

Nga Prokuroria kanë dhënë informacione shtesë në lidhje me gjuajtjen me armë gjatë mbrëmjes së djeshme në një kafene në Shtip.
Sipas Prokurorisë, nga gjuajtja është regjistruar një viktimë, ndërsa edhe sulmuesi edhe viktima janë shtetas turk.

“Sulmuesi dhe viktima janë identifikuar dhe janë shtetas të huaj. Nga vendi i ngjarjes janë nxjerrë gëzhoja nga plumbat dhe gjurmë të tjera, që do t’i nënshtrohen ekspertizës, ndërsa trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion. Janë siguruar dhe kontrolluar pamje nga kamerat e sigurisë”, thonë nga Prokuroria.

Nga Prokuroria shtojnë se Ministria e Punëve të Brendshme ka raportuar se është arrestuar i dyshuari, ndërsa është gjetur edhe arma.

Përndryshe një incident i armatosur ka ndodhur mbrëmë në qendër të Shtipit ku një person ka mbetur i plagosur rëndë. E gjithë drama u zhvillua para dëshmitarëve okularë, në një kafene-bar në shesh të Shtipit.

Vendi i ngjarjes tashmë është mbyllur, policia është aty dhe i plagosuri është transportuar me ambulancë në spital.

“Mbrëmë rreth orës 21.30 në SPB Stip është raportuar se është qëlluar me pistoletë në një objekt hotelierie në sheshin e qytetit në Shtip, duke mbetur i plagosur një person. I plagosuri është transportuar në një spital në Shtip. Po merren masa për të gjetur personin që qëlloi dhe për të zbardhur rastin”, tha MPB.

Trending