Maqedoni

Ndërroi jetë Isuf Kadriu, zëvendëskryeredaktori i TV ALSAT

Autori

Autori

Portali Tetova

June 23, 2024, 04:06

Lajm i trishtë! Ka ndërruar jetë Isuf Kadriu, kolegu ynë, zëvendëskryeredaktori i televizionit ALSAT. Ngushëllime familjes së tij dhe kolegëve të gazetarit Kadriu, i cili do të mbahet mend si një njeri profesionist në punën e tij dhe me shumë vlera njerëzore. Isuf Kadriu ndërroi jetë në moshën 52 vjeçare pas një sulmi kardiak në qytetin turistik Shëngjin të Shqipërisë, ku ishte për pushime me familjen e tij.

Është i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Shkollimin e mesëm e ka mbaruar në gjimnazin e Gjilanit, ndërsa studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës, si njëri ndër gazetarët e parë të diplomuar nga Maqedonia e Veriut. Që nga viti 2008 ka qenë zëvendëskryeredaktor i Televizionit ALSAT, ku ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në procesin e organizimit dhe mbarëvajtjes së punës në programin informativ të televizionit. Gjatë punës së tij shquhej për përkushtim të madh profesional dhe për kolegialitet në punë. Karriera në gazetari e Isuf Kadriut fillon në vitin 1998 në Televizionin ERA, ndërsa që na viti 1999 në Programin në Gjuhën Shqipe të Televizionit të Maqedonisë së Veriut, në të cilin punoi si redaktor i lajmeve deri në vitin 2008, përfshirë edhe periudhën sensitive të konfliktit të vitit 2001, gjatës së cilës me përkushtim të pashoq, duke mos kursyer asgjë në aspektin profesional për të kontribuar për informimin e drejtë dhe objektiv të opinionit publik lidhur me zhvillimet në terren, ndërsa shpesh edhe vetë duke qenë në rolin e reporterit të luftës në zonat e përballjeve mes forcave policore ushtarake dhe ish Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Paralelisht me angazhimet në mediat e vendit, edhe atë në pozicione pune me përgjegjësi, Kadriu që nga viti 2001 dhe në vazhdimësi ka qenë korrespondent i përhershëm i Radios Evropa e Lirë nga Shkupi, prej ku ka raportuar për zhvillimet politike, ekonomike, kulturore e ngjarje tjera që kanë ndodhur në Shkup e në vend. Kolegu Isuf Kadriu do të mbahet mend në memorien e historisë së gazetarisë së një kontribues për dinamizimin e gazetarisë, si një promovues i ndjekjes objektive të ngjarjeve dhe si një shtjellues profesional i çështjeve dhe dukurive politike dhe shoqërore. Të gjitha këto përpjekje profesionale i bënte gjithmonë duke respektuar parimin e punës ekipore dhe respektimin e standardeve profesionale dhe normave etike. Lavdi për kolegun Isuf Kadriu!

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3887
Pa fitues në derbin në Tetovë, fitore të larta për FC Shkupin dhe Gostivarin
IMG_3837
Ancelotti: Herën e fundit që humbëm 0-4 nga Barcelona, fituam La Ligën dhe Ligën e Kampionëve
IMG_3615
Me plis e me shqiponjën dykrenare – kështu festoi Zhegrova me shokë pas fitores ndaj Atleticos
IMG_3558
KUPA: Eliminohen FC Shkupi me penalti, Shkëndija e Haraçinës ndalet kuqezinjët e Tetovës
IMG_3519
Gjashtë humbje radhazi nga Bayern, a do të jetë sonte nata e Barcelonës?

Më shumë nga kategoria

IMG_3558
KUPA: Eliminohen FC Shkupi me penalti, Shkëndija e Haraçinës ndalet kuqezinjët e Tetovës
IMG_3519
Gjashtë humbje radhazi nga Bayern, a do të jetë sonte nata e Barcelonës?
IMG_3331
Alarm i kuq, vendimet arbitrale dhe VAR risjellin polemika të ashpra në Serie A
IMG_3312
KF Shkëndija: Për vëllazëri s’ka kufijë, hyrja falas me Shkëndijën e Haraçinës
IMG_3207
Struga humb nga Sileksi, Shkëndija dhe Shkupi ndalen me barazime
termet-6
Turqia goditet nga tërmeti 5 ballësh
IMG_3914
Beyonce shfaqet në mitingun e Kamala Harris: “Ne duhet të votojmë”
IMG_3910
Mexhiti i përgjigjet Ahmetit: Shqiptarët po marrin hisen e tyre në buxhet, po përmirësojmë gabimet e BDI
Taip Erdogan2
Turqia dënon sulmin e Izraelit ndaj Iranit
IMG_3901
Qytetarët e Maqedonisë janë duhanpirësit më të mëdhenj në Ballkan dhe në top 10 në botë
IMG_3898
Çmimet e biletave të fluturimeve nga Shkupi dhe Ohri do të variojnë nga 40-60 euro

DIASPORA