Trendy

Ndërron jetë 70-vjeçarja pasi goditet nga një kamion në Strugë

Para 1 muaj

Një grua shtatëdhjetëvjeçare nga fshati Mislodezhdë i Strugës ka humbur jetën në një aksident të rëndë komunikacioni që ka ndodhur pasditen e djeshme në Strugë.

​Sipas informacioneve nga policia, aksidenti është denoncuar më datë 21.02.2026 rreth orës 16:30.

Në rrugën “Strushki Kepenci”, një automjet transportues i markës “Iveco” me targa të Strugës, i drejtuar nga 57-vjeçari N.O. nga Struga, ka goditur këmbësoren me iniciale I.I. (70 vjeç).
​Pas përplasjes, gruaja është dërguar menjëherë në Qendrën Mjekësore në Strugë për t’i dhënë ndihmën mjekësore, por fatkeqësisht, më vonë u ka bërë ballë plagëve të marra.

Ekipi i inspektimit nga Departamenti i Punëve të Brendshme (OVB) Strugë ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa pak orë më vonë, në ora 21:40, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria shoferin N.O. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

Trending