Lajme

Ndërron jetë ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Adem Ademi nga Sllatina

March 30, 2025, 01:03

Pas një sëmundje të rëndë a ndërruar jetë sot në moshën 65 vjeçare ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Adem Ademi Adem Ademi nga fshati Sllatinë i Tetovës.

Adem Ademi lindi në Sllatinë të Tetovës  më 10 janar të vitit 1960 ndërsa në moshë të re u largua në mërgim në Gjermani për shkak të kushteve të rënda ekonomike.

Atje do të njihet me shumë veprimtarë të çështjes kombëtare dhe veproi në ilegalitet të thellë duke kontribuar në strukturat e armatosura të Kosovës që kulmoi me krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Angazhimin e tij në çështjen kombëtare e vazhdoi edhe në krijimin e grupeve të para të armatosura shqiptare në Maqedoni.

Krismat e para në kalanë e Tetovës më 14 mars të vitit 2001e gjetën Ademin në frontin e parë në fshatin Gajre.

Ishte ndër të parët që me pushkë iu bashkangjit kushtrimit të lirisë në zonën e malësisë së Sharrit.
Me zgjerimin e luftës në rrethinën e Tetovës ai u angazhua në Sllatinë në kuadër të brigadës 122 Mujdin Aliu.

Pas përfundimit të luftës kontribuoi në jetën civile dhe shoqërore në fshatin  Sllatinë deri në frymën e fundit.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër (e hënë) me 31 mars në varrezat e fshatit Sllatinë pas namazit të drekës.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_2664
Edi Rama: Pa gruan jam ndërtim pa leje
Qeveria-VMRO-VLEN-ZNAM
Pas zgjedhjeve lokale Qeveria mund të rikonstruohet, Alsat zbulon emrat që mund të ndryshohen
IMG_2662
Sekuestrohen dy vetura, zhvillonin gara “ilegale” në rrugën Kumanovë-Shkup
IMG_2659
Taravari: Kushtetuta e RMV-së duhet të ndryshohet në përputhje me Kornizën Negociuese me BE-në
IMG_2640
Mjekët sirianë largohen nga Gjermania për të punuar falas në vendin e tyre
IMG_2638
Gaza, shpërndahen ushqime të nxehta për palestinezët që po përballen me krizë ushqimore