Më 03.03.2025 në orën 17:50, në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup, është raportuar nga Kompleksi i Klinikave „Maja Tereza“ se në orën 15:30, ishte sjellë një person me gjendje të përkeqësuar shëndetësore, D.T. (35) nga Shkupi, i dënuar në Institucionin e Dënimit Penal – Burgun Idrizovo, i cili ka ndërruar jetë në orën 17:15.
Mjeku ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme të dhunës, dhe me urdhër të prokurorit, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.