Maqedoni

Ndërtimi i teatrit të Tetovës, gjykata pa përgjigje për akuzat

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

December 19, 2024, 03:12

Gjykata Penale në Shkup nuk është përgjigjur akoma ndaj aktakuzave dhe propozim-akuzave të prokurorisë rreth ndërtimit të Teatrit dhe Bibliotekës në Tetovë.

Dyshimet, siç njoftuan një ditë më parë nga prokuroria, janë se i akuzuari i parë S.SH, si pronar dhe menaxher i subjektit juridik që është i dyshuari i dytë i prokurorisë, së bashku me të dyshuarin H.F atëkohë drejtori i Qendrës së Kulturës dhe me të dyshuarin e katërt A.A, në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik, ndërsa më pas edhe ushtrues detyre drejtor i Qendrës së Kulturës, me vetëdije kanë anashkaluar rregullat e procedurës duke keqpërdorur pozitën zyrtare. Me veprimet e tyre, kompania ka përfituar 13.5 milion euro.

Të dyshuarit e prokurorisë janë koordinuar për ofertat, kanë harmonizuar kohën dhe situatat me të cilat tërësisht është ndryshuar marrëveshja fillestare nga modeli “çelës në dorë” që nënkupton përfundim të tërësishëm të projektit, duke e ndryshuar atë në fazën “përfundim karabina” ose përfundim i fazës së parë, pas pasur projekt të miratuar për të bërë këto ndryshime. Kanë rritur vlerën e projektit dhe për ta arsyetuar atë kanë nënshkruar 12 aneks marrëveshje të tjera. Në atë mënyrën kanë mundësuar në të ardhmen të hapen dy procedura të reja për furnizime publike, për ndërtimin e fazës së dytë. Për fazën e dytë, janë arritur marrëveshje për gjithsej 22 milion euro, vlerë kjo që është rritur vazhdimisht për 93% me marrëveshje të tjera, nga marrëveshja fillestare e nënshkruar gjatë furnizimit publik. I pandehuri i pestë B.M. në rolin e mbikëqyrësit dyshohet se me vetëdije ka lejuar që kjo të ndodhë.

Dyshimet për mënyrën e furnizimit publik për ndërtimin e teatrit të Tetovës kishin nisur që nga viti 2018. Policia Financiare nisi hetimet, por asnjëherë nuk zbardhi çfarë ndodhi me to.

Në vitin 2014, qeveria e atëhershme i kishte kërkuar qendrës së Kulturës që të qëndrojnë brenda fondeve fillestare prej 13.5 milion eurove, mirëpo kërkesa e tyre ishte injoruar.

Ndërtimi i Teatrit është ndjekur me shumë vonesa, paqartësi dhe premtime të parealizuara.

Teatri i Tetovës ishte premtuar për herë të parë në vitin 2010 dhe kishte filluar të ndërtohet më 28 Nëntor të vitit 2014, me pjesëmarrje të të gjithë ministrave të atëhershëm të BDI-së në gurthemelin e tij. Në programin zgjedhor të BDI-së, ishte premtuar përfundimi i ndërtimit ose i fazën së parë në 2016-tën. Qendra e Kulturës ishte ndër premtimet kryesore për tetovarët në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

“Do ta bëjmë Tetovën qendër të jetës së pasur kulturore, arsimore dhe sportive, me bibliotekë qyteti dhe qendër studentore, teatër, kinema dhe muze dhe hapësira të posaçme për rekreacion dhe argëtim”, tha Teuta Arifi, kandidate për kryetare komune.

Më vonë, premtimi i qeverisë VMRO-BDI ishte se ndërtimi do të përfundonte deri në vitin 2018 dhe më vonë, për në vitin 2019.
Më vonë, sekretari i atëhershëm shtetëror në Ministrinë e Kulturës tregoi planet për hapjen e ndërtesës për aktivitete kulturore në vitin 2025.

“Është një objekt mjaft kompleks, është objekti më i madh në rajon që po ndërtohet dhe ne besojmë që brenda vitit 2025 do të jemi gati për ta lëshuar në përdorim”, tha Valmir Aziri, ish sekretar shtetëror në Ministrinë e Kulturës.

Vetëm faza e parë e tij, gjegjësisht ndërtimi në karabina përfundoi në fund të vitit 2021. Projekti ndërkohë kishte pësuar disa ndryshime nga ideja fillestare, duke ju shkurtuar një kat dhe një pjesë shtesë.

Në fund të 2021 nisi faza e dytë e projektit por planet për realizimin e tërësishëm u shtynë shpejt. Ish ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska për herë të fundit shtyu afatin për në vitin 2027. Nëse ky mbetet afati final, ky objekt thellësisht i rëndësishëm për kulturën lokale, do të ketë dyert hapur 17 vite pas premtimit të dhënë. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_3790
Kallëzim penal ndaj të riut nga Shkupi, Policia: I kemi gjetur pushkë automatike AK-47
IMG_3789
Dy herë në ditë do të mund të udhëtoni me tren në relacionin Shkup-Kumanovë dhe anasjelltas
IMG_3788
Komisioni për Politikë Sociale mbetet i bllokuar, Fronti nuk ka ndërmend të propozoj emër të ri
VLEN-1-780x439-1-696x392
VLEN: Fillon procedura për financimin e projekteve kapitale në komuna, janë ndarë 15 miliardë denarë
IMG_3773
Arrestohet një ish funksionar i Qeverisë së Maqedonisë nën dyshime për tenderë
Kufiri Jazhincë
Ndalohet nga policia në kufirin e Jazhincës 40-vjeçarja nga Afrika e Jugut