Trendy

Ndizet alarmi i kuq: Ndeshja çerekfinale e Botërorit rrezikon të shtyhet, ja pse

Para 11 orë

Çerekfinalja e tretë e Kampionatit Botëror mes Anglisë dhe Norvegjisë, e planifikuar të zhvillohet të shtunën në stadiumin “Hard Rock” në Miami, është vënë në pikëpyetje për shkak të kushteve jashtëzakonisht të pafavorshme atmosferike.

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Shteteve të Bashkuara ka lëshuar paralajmërim për zonën e Floridës Jugore, ku priten temperatura ekstreme, ndërsa meteorologët kanë paralajmëruar edhe mundësinë e stuhive të fuqishme me bubullima.
Sipas raportimeve, temperaturat mund të arrijnë deri në 43 gradë Celsius, duke paraqitur rrezik serioz për futbollistët, tifozët dhe të gjithë të pranishmit në stadium.

Situata është bërë edhe më e ndërlikuar nga reja e madhe e pluhurit saharian që ka mbërritur në Florida përmes Oqeanit Atlantik, duke sjellë ajër shumë të nxehtë dhe të thatë.
Megjithëse pjesa më e madhe e pluhurit ndodhet në lartësi të mëdha, ekspertët paralajmërojnë se ai mund të shkaktojë probleme tek personat që vuajnë nga alergjitë dhe sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes.

Trending