Trendy
Screenshot

Ndryshim i motit gjatë javës – pritet ftohje dhe borë në viset malore

Para 1 orë

Në ditët në vijim moti pritet të jetë stabil dhe relativisht i ngrohtë, me më shumë periudha me diell dhe temperatura të këndshme pranverore që në disa vende do të arrijnë rreth 18–19°C. Temperaturat e mëngjesit do të jenë të freskëta dhe në shumë zona do të sillen rreth 1 deri në 3°C, percjell tetova1

Megjithatë, nga e marta drejt së mërkurës pritet ndryshim i motit dhe depërtim i një mase ajrore më të ftohtë nga veriu, e cila do të sjellë shtim të vranësirave dhe reshje të herëpashershme. Me këtë ndryshim pritet edhe rënie e ndjeshme e temperaturave.

Në zonat malore priten reshje bore, ndërsa kufiri i borës nga e marta drejt së mërkurës gradualisht do të ulet deri në rreth 1000 metra mbi nivelin e detit, çka do të thotë se në malet më të larta do të krijohet edhe shtresë e re bore.

Në zonat më të ulëta reshjet do të jenë kryesisht shi, por për shkak të uljes së temperaturave moti do të jetë dukshëm më i freskët krahasuar me fillimin e javës.

Nga gjysma e dytë e javës pritet stabilizim gradual i motit, me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell, ndërsa temperaturat do të mbeten mesatare dhe tipike për muajin mars.

Në përgjithësi nuk priten dukuri të theksuara të motit të keq, por ndryshimi i motit të martën dhe të mërkurën do të sjellë ftohje, shi në zonat më të ulëta dhe borë në male, me ulje të kufirit të borës deri rreth 1000 metra./tetova1.mk

Trending