Dibër, 11 nëntor 2024 – Pas 18 vjetësh përvojë pune si Sekretar-Jurist në Spitalin e Dibres, m-r. Mersim Koleci është emëruar UD Drejtor i Spitalit të Dibres.
Mersim Koleci, i njohur për përkushtimin e tij të gjatë dhe dedikimin për shërbimet shëndetësore, ka theksuar se përgjegjësia e kësaj detyre të re e motivon atë që të japë maksimumin, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë human. Qëllimi i tij është ngritja e shërbimeve shëndetësore në një nivel më të lartë dhe përmirësimi i kushteve për pacientët dhe personelin e spitalit.
“Më ndihmën e Zotit dhe përkrahjen e mantel-bardhëve dhe personelit tjetër të spitalit, shpresoj që do të arrijmë qëllimet tona,” ka deklaruar Koleci. Ai gjithashtu ka shprehur falenderimin e tij të veçantë për Lëvizjen Besa për vlerësimin dhe besimin e dhënë që të drejtojë këtë institucion të rëndësishëm për qytetin e Dibrës.
Emërimi i Kolecit si UD Drejtor i Spitalit të Dibres pritet të sjellë ndryshime pozitive dhe përmirësime të dukshme në shërbimet shëndetësore të ofruara për qytetarët.