MPB ka njoftuar se me datë 16.01.2025 në ora 16:10 në SPB Tetovë është raportuar se në shtëpinë e tij në fshatin Bellovisht të Gostivarit, është gjetur pa shenja jete i ndjeri A.Sh.(43).
Mjeku nga ekipi iemergjencës së Gostivarit ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune, ndërsa në vendin e ngjarjes ka kryer këqyrje ekipi i DPB Gostivar dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion.