Maqedoni

Në Budapest pritet të nënshkruhet marrëveshja e huas hungareze

Autori

Autori

Portali Tetova

October 8, 2024, 07:10

Në Budapest sot duhet të nënshkruhet marrëveshje për huanë hungareze në vlerë prej gjysmë miliardë euro, nga të cilat një pjesë do të dedikohet për sektorin e biznesit, ndërsa një pjesë për realizimin e projekteve të komunave.

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska javën e kaluar deklaroi se më 8 tetor udhëton për në Budapest dhe se ditën e njëjtë do ta nënshkruajë marrëveshjen.

Kushtet me të cilat merret huaja, sipas Qeverisë, janë të volitshme. Kredia për huanë me normë interesi prej 3,25 për qind me tre vjet grejs periudhë dhe 12 vjet afat për pagesë.

Ligji për kreidnë hungareze, që e kanë kontraktuar kryeministri Hristian Micksoki dhe krymeinistri hungarez Viktor Orban , u votua në Kuvend më 17 shtator të këtij viti.

Qëllimi i Qeverisë, siç deklaroi paradokohe krymeinistri Mickoski, është që paratë e dedikuara për ekonominë e Maqedonisë të plasohen përmes bankave vendore nën kushte të njejta nën të cilat është marrë huaja, ndërsa nëse kjo nuk ndodh, atëherë do të kërkohen mënyra tjera që t’i vihen në dispozicion këto fonde sekorit të biznesit.

Një pjesë e huasë dedikohget për zhvillimin e komunave, gjegjësisht për realizimin e projekteve për interes të qytetatëve. Në thirrjen publike që e shpalli Ministria e Vetëqeverisjes Lokale kanë arritur 357 aplikime nga 80 komuna.

Sipas kryeminstrit, paratë nga huaja nuk janë kineze siç pretendon opozita, por janë mjete të marra nga një vend i Bashkimit Evropian.

Edhe kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili më 27 shtator ishte në Ohër, ku u mbajt mbledhja e dy qeverive, deklaroi se paratë nuk janë nga Kina.

“Ne nuk mund të japim kredi kineze dhe para kineze, sepse Hungaria ka një marrëveshje me Kinën që të gjitha paratë që vijnë nga Kina do të shkojnë për projekte specifike zhvillimi në Hungari. Ne nuk mund t’ju japim para kineze, ndërsa para evropiane mundemi dhe do t’ju japim”, tha Orban në konferencën për media me kryeministrin Mickoski.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1740
Ronaldo e mposht Messin “Pa balotazh”
IMG_1715
Trajneri i Serbisë e vlerëson lart Xhakën: Është një lojtar i madh
IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë

Më shumë nga kategoria

IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC
IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi
wqfqfwqfwq
Bashkëpunimi i FSHF-së me Serbinë, reagojnë Dardanët: Turpi do të jetojë përjetë, Kosova nuk do ta falë
Balotelli-derby-della-madonina-780x439-1
Balotelli parashikon rezultatin e Derby della Madonnina
IMG_1781
1 mijë euro bonus për të papunët në Gjermani
IMG_1780
Bilalli-Zendeli: Thaçi do të veprojë si opozitë, do të vazhdojë të konsultohet me Ali Ahmetin
IMG_1772
Venera Latifi Azizi femra e parë shqiptare zëdhënëse e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut
IMG_1761
Durmishi: Njëqind ditë të dedikuara plotësisht për mbështetjen e biznesit dhe mbrojtjen e standardit të qytetarëve
IMG_1765
Arrestohet shtetasi i Kosovës i cili dyshohet se ka ndezur zjarrin në komunën e Tetovës
IMG_1760
Lindi në automjet për shkak të bllokimit i rrugëve nga protesta, Koçiu: Nëna dhe foshnja gëzojnë shëndet të mirë

DIASPORA