Dy ish-kryetarë ekomunës së Koçanit ndodhen në Burgun e Kumanovës, raportuan autoritetet e burgut sot.
Sipas njoftimit, aktualisht në Burgun e Kumanovës ndodhen dymbëdhjetë persona të dyshuar për ngjarjen tragjike në Koçan, përfshirë edhe dy ish-kryetarë të këtij qyteti.
Dje, Prokuroria Themelore e Koçanit njoftoi se kishte lëshuar një urdhër për zhvillimin e një hetimi kundër 27 personave fizikë dhe 3 personave juridikë, për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se si bashkautorë kanë kryer vepra të rënda kundër sigurisë publike, sipas nenit 292 lidhur me nenin 288 të Kodit Penal.