Trendy

Në cilën gjuhë e kanë dhënë provimin e jurisprudencës deputetët e BDI-së? Përgjigjet deputetja Ajdari

Para 2 orë

Sa i parkete çështjes së provimit të jurisprudencës dhe rezolutës së dorëzuar në Kuvend nga ana e studentëve, deputetja e BDI-së Rina Ajdari, tha se të gjithë deputetët shqiptarë e kanë nënshkruar këtë rezolutë përpos deputetët e koalicionit VLEN.

E pyetur se në cilën gjuhë eksponentët e BDI-së e kanë dhënë provimin e jurisprudencës, deputetja Ajdari në emisionin “Debat në Shenja”, tha se po qarkullon ky debat në opinion të cilat sipas saj janë kundërthënëse.

“Kjo për shkak se ligji për përdorimin e gjuhëve është sjellë më 14 janar 2019 dhe që nga viti 2019 deri më sot, ne nuk kemi patur ministër të Drejtësisë që do të vinte nga BDI. Më shumë se kaq se ky argument nuk di çfarë argumenti t’ju japim eksponentëve të VLENit, të cilët nuk mbajnë përgjegjësi, nuk ndërmarrin veprime konkrete por kërkojnë fajin t’ia hedhin BDI-së”, tha Ajdari.

Trending