Lajme

Në Maqedoni me ligj do të ndalohet plotësisht përdorimi i mjeteve piroteknike në ambiente të mbyllura

April 2, 2025, 06:04

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikola Micevski, mendon se tragjedia në Koçani duhet të shërbejë si një mësim, duke theksuar se nuk duhet të reagojmë gjithmonë pas ngjarjeve të tilla, por se ka ardhur koha për një rinovim të plotë të shtetit.

Në një paraqitje në Dnevnikun Qendror të MRT-së, Micevski theksoi se është duke u hartuar një ligj i ri për materialet eksplozivë për përdorim civil, por pas ngjarjes në Koçani, ishte e nevojshme të reagohet për të bërë ndryshime urgjente në ligjin për kundërvajtje ndaj rendit dhe qetësisë publike.

Ai shtoi se janë të planifikuara ndryshime të plota në disa ligje, por që nuk kanë arritur të realizohen, andaj u reagua urgjentisht në këtë segment.

“Konkrektisht, në ligjin e propozuar, përcaktohet se përdorimi i mjeteve piroteknike të cilat janë të përcaktuara me ligj nuk lejohet në objekte dhe hapësira të mbyllura. Megjithatë, këto nuk janë vetëm këto ndryshime që ne i parashikojmë në këtë projekt-ligj. Do të ndryshohet ligji për materialet eksplozivë për përdorim civil, dhe me ligjin kundër kundërvajtjeve për rendin dhe qetësinë publike do të mbulohen edhe segmente të tjera që prekin qytetarët”, tha Micevski.

Në lidhje me Komisionet Hetimore, Micevski thotë se Partia Socialdemokrate po imponon disa tema në opinion, por ende nuk ka një propozim për Kuvendin, ndërsa iniciativa që ka paraqitur Fronti Evropian është kundërkushtetuese dhe për të është nënshkruar vetëm nga 16 deputetë, ndonëse nevojiten 20 nënshkrime.

“Informacionet që kam, ajo që ka paraqitur Fronti Evropian si kërkesë në Kuvend është jashtë normave kushtetuese. Kjo, pasi për krijimin e një komisioni hetimor kërkohen 20 nënshkrime nga deputetët, dhe ata aktualisht kanë vetëm 16 nënshkrime. Po ashtu, vetë titulli i asaj komisie hetimore, apo ajo për të marrë informacion për gjendjen, është pak shqetësues, duke pasur parasysh se Kuvendi nuk ka, ose komisioni vetë nuk ka funksion hetimor. Ajo që duhet të bëjë Kuvendi është të arrijë në përfundime politike në bazë të asaj që ka ndodhur për një gjendje të caktuar, ngjarje ose proces”, tha Micevski.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_2619
Aksioni policor në Haraçinë, MPB: Është arrestuar personi që kërkohej për vuajtje të dënimit me burg
Izet Mexhiti-Vlen
Fati i Taravarit brenda Qeverisë mësohet pas festave – priten takime vendimtare
IMG_2614
Imerlije Saliu: VLEN mbetet fryma e ndryshimit
IMG_2611
Kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të Lozovës dhe dy personave të tjerë për keqpërdorim të pozitës zyrtare
IMG_2608
SHBA-ja do t’i tërheqë rreth 600 trupa nga Siria
IMG_2606
Bastisje në Kumanovë – gjendet armë, arrestohet një person