Maqedoni

Në Maqedoni tanimë disa vite është ulur interesimi për pilot

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

February 2, 2025, 03:02

Të jesh pilot është sfiduese por jo e rrezikshme. Kështu shprehet piloti ushtarak Nikolla Siligunis, i cili tanimë 9 vjet drejton helikopterë të tipeve Mi-8 dhe Mi-17 për nevojat e Armatës së Maqedonisë. Për Alsat, tregon për sfidat me të cilat përballet gjatë fluturimeve.

“Si çdo profesion, edhe profesioni ynë ka specifika të caktuara mirëpo në këtë profesion janë pak më të rrezikshme. Për këtë, gjatë procesit të selektimit, gjatë mësimit dhe përmirësimit mësohen teknika të sakta dhe procedura të cilat na mësojnë të menaxhojmë me cilëndo situatë e me këtë t’i ulim në minimum të gjitha rreziqet. Misioni ynë bazë i njësitit tonë është mbështetja e aviacionit të njësive të armatës. Por edhe mbështetje të të gjitha institucioneve të shtetit të cilat do të kenë nevojë”, deklaroi Nikolla Siligunis – Pilot.

Por me kalimin e kohës, është vërejtur rënie e interesimit për t’u bërë pilot. Nënkoloneli Boris Nastovski, shprehet se mungesë të pilotëve ka si në Maqedoni, ashtu edhe në gjithë rajonin.

“Në fillim në vitin 2012 kur u hap Qendra për trajnimin e pilotëve kishte më tepër interesim por me kalimin e kohës interesi ka rënë në një nivel. Nga viti 2020 deri më tani ende nuk është organizuar selektim i pilotëve, nuk i dimë numrat e sakta për momentin për interesimin momental por kjo është proces i cili vazhdimisht ndryshon. Gjeneratat ndryshojnë, interesi te gjeneratat tjera është i ndryshëm”, tha Boris Nastovski – Nënkolonel/Komandant.
Çdo qytetar i cili është në gjendje të mirë psiko-fizike, nuk i ka mbushur akoma 28-vjeç, njeh anglishten dhe kalon testimet për njohjen e punës me kompjuter, ka mundësinë që të fillojë trajnimin për t’u bërë pilot. Trajnimet për pilot bëhen në qendrën për trajnim në kazermën “Strasho Pinxhur” afër Aeroportit. Trajnimi zgjatë 18 muaj, të ndara në tre semestra nga 6 muaj. Semestri i parë është trajnim me avion të tipit ZLIN 242, e dy të tjerat me helikopter të tipit Bell 206. Për trajnimin e kandidatëve, kujdeset nënkoloneli, Boris Nastovski.

“Këtu kandidati, gjegjësisht piloti në trajnim njihet me mënyrat fillestare si drejtohet një helikopter, si drejtohet navigacioni, si drejtohet helikopteri në ajr e kështu me radhë. Faza e radhës është semestri i tretë, gjithashtu zgjatë 6 muaj. Dmth, tre nga gjashtë muaj është i gjithë trajnimi. Në semestrin e tretë bëhet trajnimi i misioneve, gjegjësisht trajnim i avancuar ku kandidati mëson të drejtojë helikopterin në kushte të avancuara gjegjësisht ajo që i nevojitet kur të kalojë në njësitin operativ”, u shpreh Boris Nastovski – Nënkolonel/Komandant.

Në këtë qendër e cila pati kushtuar 43 milionë euro, nga viti 2011 kanë diplomuar 27 pilotë. Megjithatë, lë për të dëshiruar përfaqësimi i drejtë etnik. Sipas burimeve jo zyrtare, qe 20 vjet në aviacionin ushtarak nuk është pranuar asnjë pilot shqiptar. Piloti i fundit shqiptar është pranuar në vitin 2004 dhe tani është komandant i njësitit të helikopterëve. Para pesë viteve, një shqiptar tjetër filloi trajnimin por pas 12 muajve ishte përjashtuar.

Nga janari i vitit 2023, skuadrilja për trajnim u kyç në qendrat për trajnim të pilotëve në Çeki dhe Itali, si qendër zyrtare e NATO-s e cila është pjesë e strukturës për trajnime fluturuese të Aleancës në Evropë. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_3416
Dogji Kuranin në qendër të qytetit, arrestohet 47-vjeçari në Mançester
IMG_3413
Urat mbikaluese në Çair dhe në Bit Pazar nuk shfrytëzohen aspak nga qytetarët
IMG_3412
Nga muaji mars do të rriten pagat e arsimtarëve
IMG_3410
Aksion i MPB-së, Interpolit dhe Europolit, kërkohet grup kriminal që falsifikonte euro dhe dollarë
IMG_3407
Në Maqedoni tanimë disa vite është ulur interesimi për pilot
IMG_3405
Turqia thotë se ka vrarë 23 militantë kurdë në Siri