Një skenë që sfidon logjikën dhe ligjet e gravitetit u regjistrua sot në rrugën “Fronti Popullor” në Shkup, ku një automjet SUV u pa i parkuar… mbi një makinë tjetër.
Në një qytet ku mungesa e vendeve të parkimit është bërë sfidë e përditshme, shoferi i këtij SUV-i duket se ka gjetur një mënyrë “krijuese” për të zgjidhur problemin.
Nuk dihet nëse kjo ishte një humbje kontrolli apo një akt i qëllimshëm, por ngjarja ka ngjallur reagime dhe humor në rrjetet sociale, ku përdoruesit e kanë quajtur “parkimi 3D” apo “zgjidhja shkupjane për krizën e parkingut”.
Fatmirësisht, askush nuk u lëndua, por dëmet materiale do të jenë një kujtesë e gjallë e situatës absurde të trafikut dhe mungesës së kulturës në trafik në kryeqytet.
Në një qytet ku çdo centimetër është i shenjtë për të parkuar, ky incident tregon se shpikja dhe kreativiteti nuk kanë kufij… edhe në parkim!





