Me datë 04.07.2024 nga ora 01:00 deri në ora 04:00, zyrtarët policorë nga DPB Tetovë kanë kryer kontroll aksion në një lokal nate në Zhelinë të Tetovës, me qëllim zbulimin e shtetasve të huaj me qëndrim të parregullt në zonë ose keqpërdorim të qëndrimit.
Në këtë mënyrë u gjetën dhe janë arrestuar 18 femra të huaja të moshës nga 24 deri në 26 vjeç edhe atë: dy nga Serbia, shtatë nga Ukraina, 10 nga Shqipëria dhe një mashkull 46 vjeçar nga Shqipëria, të cilët po qëndronin në zonë në kundërshtim me qëllimin pra nuk kishin dokumentacion adekuat. Ata janë ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm, pas së cilës do të vijojnë parashtresat përkatëse.