Trendy

“Ne nuk vijmë me premtime boshe” – Mesazhi i fuqishëm i Daut Memishit në hapjen e shtabit

Para 7 muaj

Kandidati i VLEN-it për komunën e Tearcës, Daut Memishi, në hapjen e shtabit zgjedhor të VLEN-it, para qytetarëve doli me një mesazh të fuqishëm para qytetarëve, duke e cilësuar këtë moment si fillimin e një epoke të re për komunën.

“Ky vend ku po qëndrojmë sonte bashkë është një simbol i një rruge të re e ndërtuar mbi besim, mbi përkushtim dhe mbi guximin tonë të përbashkët”, deklaroi ai.

Memishi theksoi se fushata e tij nuk bazohet në fjalë të zbrazëta, por në vepra dhe vizion të qartë për të ardhmen:
“Ne nuk vijmë këtu me premtime boshe, por me vendosmërinë që puna e përditshme, ndershmëria dhe vizioni ynë i qartë do të jenë armët tona më të forta. Ne nuk jemi këtu për të ndarë, por për t’u bashkuar. Ne nuk jemi këtu për të folur kundër dikujt por për të ardhmen tonë.”

Ai u zotua se bashkë me qytetarët do të ndërtojë një Tearcë më të zhvilluar, duke e vënë në qendër punën, transparencën dhe besimin e ndërsjellë.

Trending