Rreth orës 18:40, me datẅ 20.03.2026 në pikën kufitare të Jazhincës, policia ka ndaluar një 48-vjeçar nga fshati Radushë.
Gjatë kontrollit kufitar, rezultoi se automjeti i tipit “Volkswagen Tiguan”, të cilin ai po drejtonte, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Gjermania. Automjeti është sekuestruar, ndërsa ndaj drejtuesit do të vijojnë procedurat e mëtejshme ligjore.
Trending










