Më 12.12.2025, rreth orës 23:45, punonjës policie nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Rogacevo, në një rrugë lokale drejt fshatit Jazhinca, Tetovë, privuan nga liria B.M. (25) nga Jazhinca, i cili po lëvizte me një automjet Hyundai me targa të Tetovës.
Pas konstaktimit të një shkeljeje në trafikun rrugor, i riu u sjell agresivisht dhe i drejtoi kërcënime një punonjësi policie që po kryente detyrën.
Ai u mbajt në stacion policor për procedura të mëtejshme, dhe kundër tij do të ndërmerret parashtresë përkatëse.
Trending








