Departamenti Policor ka realizuar një ndalim të rëndësishëm pasditen e djeshme në fshatin Kamjan.
Më datë 26.03.2026, në ora 19:15, është privuar nga liria personi me iniciale K.A. (78 vjeç), banor i fshatit Kamjan.
I moshuari kërkohej me urdhëresë gjyqësore për vuajtje të dënimit me burg për vepër penale të kryer sipas nenit 297 të Kodit Penal. Menjëherë pas ndalimit, ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues “Burgu i Tetovës” për të shlyer dënimin e caktuar.










