Trendy

Në Strumicë kapet person nga Çifliki i Zhelinës, dyshohet për prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike

Para 21 minuta

Më 25.02.2026, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se Sektori për Punë të Brendshme në Strumicë ka ngritur kallëzim penal ndaj tre personave, nën dyshimin për përfshirje në vepra penale që lidhen me droga narkotike, përcjell tetova1

Sipas njoftimit, kallëzimi penal është ngritur kundër B.I. (56) nga fshati Çiflik, komuna e Zhelinës, me qëndrim në Strumicë, si dhe kundër Sh.P. (30) dhe D.S. (25), të dy nga Strumica, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Gjatë veprimeve policore, janë realizuar bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse ku qëndronte i dyshuari i parë. Në vendngjarje janë gjetur edhe dy të dyshuarit e tjerë, ndërsa janë sekuestruar lëndë narkotike e llojit kokainë, një peshore digjitale dhe telefona celularë.

Njoftimi i plotë i MPB-së:

“SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër B.I. (56) nga fsh. Çiflik, komuna e Zhelinës, me qëndrim në Strumicë, Sh.P. (30) dhe D.S. (25), të dy nga Strumica, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale ‘prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve’. Nëpunësit policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse ku qëndronte i denoncuari i parë, me ç’rast ishin gjetur i denoncuari i dytë dhe e denoncuara e tretë, ndërsa ishin gjetur dhe konfiskuar kokainë, një peshore digjitale dhe telefona celularë”, thuhet në njoftimin e MPB-së./tetova1.mk

Trending