Trendy

Në të gjitha xhamitë e Kosovës sot është ligjëruar për pavarësinë e Kosovës

Para 2 orë

Me rekomandim të kryetarit të Bashkësia Islame e Kosovës, Myftiut Naim Tërnava, sot në të gjitha xhamitë e vendit është mbajtur hytbe e përbashkët me temën “Pavarësia e Kosovës dhe përgjegjësia jonë fetare dhe kombëtare”.

Në prag të 17 Shkurtit, në hytbe u theksua se Pavarësia e Kosovë nuk është “një datë e zakonshme”, por rezultat i sakrificës dhe qëndresës shumëvjeçare të popullit. U përmendën padrejtësitë e përjetuara nga qytetarët e vendit, si dhe u theksua se rezistenca ndaj zullumit ishte përpjekje për liri dhe dinjitet.

Në këtë kontekst u vlerësua edhe roli i Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke e cilësuar Luftën Çlirimtare si përpjekje për mbijetesë dhe liri, ndërsa u përmend sakrifica e familjes Jashari me në krye Adem Jashari si shembull i qëndresës dhe flijimit.

BIK ka bërë thirrje për unitet, maturi dhe përgjegjësi në ruajtjen dhe forcimin e shtetit, duke theksuar se ndërtimi i institucioneve dhe stabiliteti janë obligim i përbashkët.

Po ashtu, në njoftim u shpreh mbështetje për marshin protestues “Liria ka emër”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Bashkësia Islame ka ftuar qytetarët që t’i përgjigjen marshit në mënyrë paqësore, të qetë dhe dinjitoze.

Në përmbyllje, BIK ka theksuar se Pavarësia është “amanet” që duhet ruajtur me drejtësi, ndershmëri dhe përkushtim, duke bërë thirrje për forcimin e harmonisë, bashkëjetesës dhe kohezionit shoqëror në vend.

Trending