Në Tetovë, në vitin e ri 2025, në repartin gjinekologjik të Spitalit Klinik, 35 minuta pas mesnatës, ka lindur foshnja e parë. Foshnja është djalë dhe është fëmija i dytë i prindërve Ulfet dhe Besar Islami nga Reçica e Vogël.
“Lindja e parë në vitin 2025 është kryer me operacionin ‘seksion cezarian’. Foshnja peshon 2850 gramë dhe është e gjatë 50 centimetra. Lindja u realizua nga mjekët Nagip Rufati dhe Luljeta Mulaku, si dhe pediatrja Dr. Antigona Trenevska. Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore,” informojnë nga Spitali Klinik i Tetovës.