Trendy

“Negociatat në ngërç”, ministri Iranian largohet para mbërritjes së delegacionit amerikan

Para 2 orë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, është larguar nga Pakistani përpara mbërritjes së delegacionit amerikan, në një lëvizje që sinjalizon tensione të vazhdueshme mes dy vendeve.

Ky zhvillim vjen pasi më herët, Teherani bëri të qartë se nuk do të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me Uashingtonin në Islamabad.

“Dy delegacionet nuk do të zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta në Islamabad”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei.

Ndërkohë, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, delegacioni amerikan pritet të mbërrijë në Pakistan gjatë mbrëmjes, ndërsa aktualisht kushtet për dialog mbeten të paplotësuara.

Burime të cituara nga media izraelite bëjnë të ditur se Irani refuzon të hyjë në bisedime pa heqjen e bllokadës në Ngushticën e Hormuzit, si një kusht kyç për çdo negociatë të mundshme.

Nga ana tjetër, ndërmjetësit pakistanezë shfaqen pesimistë për ecurinë e procesit, duke lënë të kuptohet se mundësia për një marrëveshje paqeje në këtë fazë mbetet e kufizuar.

Trending