Një incident i rëndë është raportuar në fshatin Negotinë të Gostivarit, ku një burrë 60-vjeçar ka paraqitur kallëzim në stacionin policor të Galatës, duke deklaruar se është sulmuar fizikisht nga një bashkëfshatar.
Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur më 30 qershor, rreth orës 23:30, në afërsi të një pompe karburanti në fshat. I dyshuari, me inicialet Х.А., dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të moshuarit, për arsye ende të paqarta.
Policia ka nisur procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe, sipas informacioneve zyrtare, ndaj personit të dyshuar priten masa ligjore konform procedurave penale.










