Në mbrëmjen e 9 korrikut 2025, në rrugën rajonale Gostivar–Gradec, në fshatin Negotinë, një veturë “Audi” e drejtuar nga Sh.H. (62) goditi këmbësorin A.J. (81).
Këmbësori u dërgua me lëndime të rënda në Qendrën e Emergjencës në Gostivar. Policia ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat.





